U dërgua me urgjencë në Tiranë, si përfundoi foshnja 2-muajshe përfundoi në kujdes intensiv

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2026, 14:53

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen ku një foshnjë 2-muajshe u dërgua në Pediatrinë e Spitalit të Korçës në gjendje të rëndë dhe më pas u transportua drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Sipas burimeve zyrtare, foshnja është banore e një fshati të rrethit Devoll dhe u soll me urgjencë nga familjarët. Nga verifikimet e kryera dhe marrja në pyetje e mjekëve, rezultoi se foshnja kishte lindur para kohe, gjë që shkaktoi probleme kryesisht në organet e frymëmarrjes.

Në njoftimin e policisë thuhet: "Më 13 mars, në spitalin Pediatrik të Korçës, i shoqëruar nga prindërit, ka shkuar për mjekim në gjendje të rëndë një foshnjë 2-muajshe, banues në një fshat të rrethit Devoll. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve, rezulton se foshnja ka lindur para kohe dhe ka pasur probleme respiratore."

Pas trajtimit fillestar në Korçë, foshnja u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar dhe aktualisht mbahet nën kujdes intensiv nga mjekët pediatër të kryeqytetit. Hetimet, në bashkëpunim me prokurorinë vendore, vijojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit