Në reanimacionin e spitalit të Lushnjes pacientët rrezikohen nga kabujt elektrikë të paizoluar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2026, 13:52

Në Spitalin e Lushnjës, reanimacioni i lindjeve paraqet një rrezik të jashtëzakonshëm për pacientët.

Fijet e kabujve elektrikë janë të ekspozuara dhe nuk ka asnjë masë mbrojtëse izoluese, ndërsa lagështia dhe myku në mure krijojnë kushte të rrezikshme për shëndetin.

Pamjet e këtij institucioni, që duhet të ofrojë standarde maksimale higjieno-sanitare dhe siguri, janë alarmante. Pacientët që vijnë për shërim rrezikojnë përkeqësimin e gjendjes së tyre për shkak të kushteve të papërshtatshme.

Por në të tilla raste, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi drejtuesit lokalë por edhe te Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me në krye Evis Salën e cila duhet të japë shpjegime për gjendjen e spitaleve publike dhe mungesën e investimeve të dukshme. Deklaratat për reforma dhe modernizim janë të pamjaftueshme, kur realiteti tregon lagështi, myk dhe mungesë transparence.

Shëndetësia publike kërkon llogaridhënie, kontrolle të rrepta dhe ndërhyrje të menjëhershme – jo justifikime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit