Në qytetin e Elbasanit, ish-kryeministri, njëherësh kreu i demokratëve, Sali Berisha së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha u panë duke ecur dhe duke takuar qytetarë në kuadër të festimeve të Ditës së Verës. Gjatë qëndrimit të tyre në qytet, ata u përshëndetën dhe u ndalën për të biseduar me shumë qytetarë që ishin mbledhur në qendër për festë.
Në një moment që është bërë viral në rrjetet sociale, një zonjë iu afrua Berishës dhe bashkëshortes së tij për t’i përshëndetur. Ajo shprehu vlerësim për kreun e opozitës dhe u shpreh: “Ah sa i mirë që është! O zot sa i mirë që është! Pse nuk ka fat Shqipëria për këtë?” Si ju duken vlerësimet e zonjës në fjalë për Sali Berishën?