Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë sjelljen e disa efektiveve të Policisë Bashkiake, të cilat, edhe pse dita e sotme është festë zyrtare nga qeveria shqiptare, kanë vijuar me vendosjen e gjobave ndaj drejtuesve të automjeteve.
Sipas denoncimit, qytetari kishte parkuar automjetin në zonën e 21 Dhjetorit dhe ishte ndalur vetëm për pak minuta në një dyqan pranë për të marrë diçka. Megjithatë, në momentin që është kthyer te makina, ai është përballur me efektivet e Policisë Bashkiake, të cilat nuk kanë hezituar ta gjobisin.
Qytetari thekson se situata i është dukur edhe më e çuditshme për shkak se, për shkak të festës, rrugët e kryeqytetit kanë qenë pothuajse të boshatisura dhe trafiku shumë i ulët. Sipas tij, kjo nuk i ka penguar efektivet të vijojnë kontrollet dhe të vendosin gjoba, edhe në raste kur ndalimi ka qenë vetëm për disa minuta.