Kurti: Nga nesër hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.03.2026, 13:06

Pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, kryeministri Albin Kurti tha se nga data 15 mars fillon zbatimi i plotë i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë tonë, si individuale ashtu edhe nacionale.

Bëhet fjalë për Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Veturat, të cilët siç potencoi Kurti janë në harmoni të plotë me direktivat e Bashkimi Evropian.

“Tash 15 marsi është afruar dhe besoj që gjithçka është gati për një fillim të mbarë. Jam i sigurt se të gjithë ne do të dalim fitues nga zbatimi i këtyre dy ligjeve. Besoj fuqishëm se më së shumti do të përfitojnë ata të cilëve edhe u drejtohet ky ligj, pra të huajt, që falë rregullave të përcaktuara me ligj do të kenë më shumë siguri gjatë qëndrimit në vend”, shtoi Kurti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit