UEFA nuk i lejoi fanellën kuqezi, Shqipëria kundër Polonisë do të luajë me uniformën e “fatit”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.03.2026, 12:42

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në fushë me uniformën e tretë, të gjitha të zeza, në ndeshjen e radhës ndaj Polonisë. Sipas raportimeve të fundit, UEFA nuk ka pranuar kërkesën që kuqezinjtë të përdorin fanellën e tyre të parë, atë tradicionale kuqezi.

Megjithatë, kjo nuk konsiderohet domosdoshmërisht një lajm i keq, pasi historikisht fanella e tretë i ka sjellë Shqipërisë disa nga momentet më të rëndësishme në ndeshjet jashtë vendit.

Në vitin 2015, pikërisht me këtë uniformë, Shqipëria fitoi 3-0 në transfertë ndaj Armenisë, një rezultat që siguroi kualifikimin e parë historik të kuqezinjve në Kampionatin Europian.

Edhe në Euro 2016, fitorja e vetme e Shqipërisë erdhi me fanellën e tretë, në suksesin 1-0 ndaj Rumanisë.

Më vonë, barazimi 1-1 në transfertë kundër Moldavisë më 17 nëntor 2023 vulosi kualifikimin e dytë historik të Shqipërisë në Europian.

Ndërsa në Euro 2024, një tjetër moment i veçantë me këtë uniformë ishte barazimi spektakolar 2-2 përballë Kroacisë.

Pak ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi edhe fanellat e reja për këtë sezon. Uniforma e zezë kishte një detaj të veçantë dekorativ: ajo ishte e zbukuruar me motive lulesh zambaku (që në disa raste mund të duken edhe si trëndafila). Ky simbol gjendet edhe në përkrenaren e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe tradicionalisht përfaqëson fisnikërinë dhe nderin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit