Aksident tragjik në Itali, makina përplas për vdekje 34-vjeçaren shqiptare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2026, 11:06

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Eboli të Italisë, ku një grua u përplas për vdekje nga një makinë në rrugën shtetërore 18, pranë rrethrrotullimit të Santa Ceciliës. Viktima është Xhulijana Guna, 34-vjeçare shqiptare, e cila jetonte prej kohësh në Eboli.

Sipas dëshmive, ajo ndodhej në buzë të rrugës kur u godit papritur nga një automjet i drejtuar nga një grua 37-vjeçare. Përplasja e tërhoqi viktimën mbi asfalt deri pranë një stacioni autobusi. Për fat të keq, Xhulijana Guna ndërroi jetë menjëherë.

Shoferja e makinës, e cila kishte me vete fëmijët e saj, u ndal menjëherë për të dhënë ndihmën e parë. Asnjë nga fëmijët nuk u lëndua. Shoferë të tjerë dhanë alarmin dhe në vendngjarje mbërritën karabinierët, të cilët konfirmuan vdekjen e gruas.

Aksidenti ndodhi rreth orës 9:00 të mëngjesit, dhe rruga u bllokua nga forcat e rendit për kryerjen e matjeve dhe verifikimeve të nevojshme për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes. Makina që përplasi viktimën u sekuestrua.

Aktualisht, drejtuesja e automjetit ndodhet në gjendje shoku. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, përfshirë edhe shpejtësinë e makinës dhe arsyet pse përplasi gruan, e cila duket se sapo kishte kaluar rrugën. Për momentin, është përjashtuar mundësia që shoferja të ketë pësuar një problem të papritur shëndetësor gjatë aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit