Temperaturat po rriten çdo ditë, mbeturinat në Elbasan të pambledhura prej 1 muaji

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2026, 10:21

Banorët e lagjes Haxhias në Elbasan denoncojnë një situatë problematike me mbeturinat në zonën ku jetojnë.

Sipas një qytetari që ka kontaktuar redaksinë, mbeturinat në këtë lagje, në zonën pas Infermierisë, nuk janë pastruar prej rreth një muaji.

Sipas tij, grumbulli i mbeturinave sa vjen e shtohet duke krijuar erë të rëndë dhe shqetësim për banorët e zonës. Ata shprehen se kjo situatë përbën edhe rrezik për higjienën dhe shëndetin, sidomos gjatë ditëve të fundit kur temperaturat janë në rritje.

Ata i bëjnë thirrje bashkisë dhe strukturave përgjegjëse që të marrin masa sa më shpejt për pastrimin e zonës dhe rikthimin e normalitetit në lagje.

Ndërkohë, qytetarët kërkojnë që shërbimi i pastrimit të kryhet rregullisht, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje doja te beja nje denoncin per mbeturinat kan nje muaj nuk na i pastrojn elbasan lagja haxhias mbrapa infemiris

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit