Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës në hyrje të fshatit Kuqan, në Elbasan, ku gropat në asfalt po shkaktojnë dëmtime të shumta në automjetet që kalojnë në këtë segment.
Ai ka treguar se mbrëmjen e sotme, ndërsa po udhëtonte normalisht në këtë aks, një automjet që ndodhej para tij ka rënë në gropat e rrugës dhe menjëherë më pas edhe makina e tij, duke i çarë dy goma.
Qytetari thotë se fatmirësisht mjetet nuk po lëviznin me shpejtësi, pasi situata mund të kishte përfunduar në aksident zinxhir me automjetet që vinin pas.
Ai kërkon ndërhyrjen e institucioneve për riparimin e rrugës, pasi sipas tij gropat janë të shumta dhe përbëjnë rrezik për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në hyrje të Kuqanit.
Madje ai ngre dyshime se këto gropa lihen qëllimisht pa rregulluar, që serviset asnës rrugës të kenë sa më shumë punë.
Denoncimi i qytetarit:
Mirmbrema si je , ju lutem postojeni , shife shteti si i le gropat edhe afer gomisteris qe t punojn kta. Ishim ne hecje normale me makin kishim dhe makina te tjera si para dhe mbrapa , ra makina para nesh ke gropa qe e kam kap ne video , ram dhe ne ,duke car dy goma mir qe s ishim shpejt se do na kishin ren rresht tjert mbrapa nesh. Ne elbasan , ne hyre te Kuqan