I shpallur në kërkim nga SPAK për trafik armësh, Londra jep “dritën jeshile” për ekstradimin e tropojanit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.03.2026, 22:34

Një nga personat e shpallur në kërkim nga SPAK për trafik armësh drejt Britanisë së Madhe ka humbur përpjekjen për të bllokuar ekstradimin.

Sipas Top Channel, gjykata ka dhënë miratimin për ekstradimin e Alban Gjidiajt drejt Shqipërisë pas bashkëpunimit juridik mes Prokurorisë së Kurorës në Mbretërinë e Bashkuar (CPS) dhe Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë.

Vendimi i gjykatës i është dërguar tashmë Sekretares së Shtetit për Punët e Brendshme, e cila pritet të firmosë urdhrin përfundimtar për ekstradimin.

Ndërkohë, sipas dokumenteve të gjykatës, Gjidiaj do të vijojë të qëndrojë në liri me kusht, pasi ka paguar një garanci financiare prej 5 mijë paundësh. Ai do të jetë nën monitorim elektronik dhe duhet të paraqitet çdo të premte në rajonin policor Colindale.

Një vit më parë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet britanike, arriti të lokalizojë dhe arrestojë në Londër Alban Gjidiajt, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër-arrest të lëshuar nga SPAK.

Ai dyshohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që planifikonte transportimin e tetë armëve të zjarrit dhe një sasie të konsiderueshme municioni nga porti i Durrësit drejt grupeve kriminale në territorin britanik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit