Ç’po ndodh me rininë shqiptare? 19-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.03.2026, 21:58

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Juban në Shkodër. Një i ri, vetëm 19 vjeç, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në ambientet e jashtme të shtëpisë.

Sipas informacioneve të para, viktima është identifikuar me inicialet L. P. Familjarët e kanë gjetur trupin e të riut në oborrin e banesës rreth orës 20:50 dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 19-vjeçari ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëvarjes. Ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat që e kanë çuar të riun drejt këtij vendimi tragjik. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë: Shkodër / Informacion paraprak. Rreth orës 20:50, në fshatin Juban, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi L. P., 19 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit