Pse, vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.03.2026, 20:46

Ndërkohë që akuzat e opozitës ndaj qeverisë për projektet e aeroporteve të Kuksit dhe Vlorës janë bërë pjesë e retorikës së përditshme, duket se njerëzit e Sali Berishës kanë planet e tyre "madhështore" që lënë pas edhe ato të mazhorancës.

Së fundmi, një propozim sa i çuditshëm aq edhe ambicioz ka ardhur nga radhët e kandidatëve të Berishës për deputetë në qarkun e Shkodrës. Gjatë një tryeze diskutimi, kandidatja ka hedhur idenë e ndërtimit të një aeroporti të ri në Shkodër.

Sipas saj, ky projekt nuk është thjesht një dëshirë, por një domosdoshmëri që do t'i vinte në ndihmë turizmit alpin në veri të vendit. Ky propozim ka shkaktuar jo pak reagime, duke pasur parasysh distancën e afërt me aeroportet ekzistuese dhe koston e lartë të infrastrukturës së tillë në një zonë me terren sfidues.

Mbetet për t'u parë nëse ky projekt do të merret seriozisht nga strukturat e partisë apo do të mbetet thjesht një nga ato "perla" të radhës që prodhon ethet e fushatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit