“Pse më vure gjobë?” 43-vjeçari në Vlorë dhunon policin bashkiak, përfundon në pranga

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.03.2026, 20:39

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:55 në rrugën Rruga Mitaq Salati, në lagjen 15 Tetori. Konflikti ka nisur pasi punonjësi i Policisë Bashkiake i ka vendosur një masë administrative drejtuesit të mjetit për parkim të gabuar.

Pas vendosjes së gjobës, 43-vjeçari, i identifikuar me inicialet M. L., dyshohet se ka reaguar me dhunë fizike ndaj punonjësit të policisë bashkiake, 28-vjeçarit me inicialet S. N., i cili ishte duke kryer detyrën.

Menjëherë pas ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë në Vlorë ndërhynë dhe arrestuan në flagrancë 43-vjeçarin.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit