Brenda 8 ditësh Abdixhiku ndryshon qëndrim – Nga “s’ka arsye për takim”, te gatishmëria për tu takuar me Kurtin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.03.2026, 17:02

Brenda vetëm tetë ditëve, kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku, ka ndryshuar qëndrimin e tij sa i përket takimeve me Albin Kurtin, për çështjen e presidentit.

Me 5 mars, Abdixhiku kishte deklaruar se s’do të ketë më takime me Albin Kurtin për çështjen e presidentit, meqë procesi është kompromentuar.

Kryetari i LDK’së kishte thënë se u mor vesh se derisa Kurti ka qenë duke biseduar me opozitën, në anën tjetër ka bërë skenarë për të fajësuar opozitën, duke i thënë presidentes Osmani që të futet në garë sa për të bërë kuorumin për Glauk Konjufcën.

“Procesi është kompromentuar tani. Mbrëmë kuptova nga deklarimet e Presidencës se deri sa ne kemi qenë në biseda, ata kanë shkuar kanë kërkuar fajësime për opozitën. Në një anë je në tavolinë me dikë, në anën tjetër bën skenar të fajësimit. Ky është kompromentim i rëndë i procesit, prandaj s’shoh arsye të kemi takime të tjera për këtë çështje”, kishte deklaruar i prerë Abdixhiku.

Ndërkohë, sot, pas 8 ditësh nga kjo deklaratë, Abdixhiku është shprehur i gatshëm duke bërë të ditur se ka pranuar ftesë për takim nga kryeministri Albin Kurti.

Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës në ditën e parë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kam falënderuar Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Kurti për ftesën për takim për çështjen e Presidentit.

E kam njoftuar se do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese në ditën e parë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar ai mes tjerash në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit