Kurti: Do t’iu çojë ftesë opozitës për takim në javën e ardhshme për presidentin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.03.2026, 16:55

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do t’iu dërgojë partive opozitare ftesë për t’u takuar në fillim të javës së ardhshme për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai ka thënë se s’ka nevojë për zgjedhje të reja dhe se duhet të zgjidhet presidenti i ri.

“Së pari, unë kam zhvilluar tri takime me kryetarin e LDK-së dhe dy me kryetarin e PDK-së. Fatkeqësisht, në 48 orët e fundit, para se të mbërrijmë tek mesnata e 5 marsit, nuk pati asnjë takim. Mendoj që kjo ka qenë dëm dhe gabim. Ishte dashur të takohemi edhe në 48 orët e fundit. Dhe mos harroni, vetëm kur u bë e pamundur figura konsensuale, vetëm atëherë kur PDK kërkoi që ne t’ia siguronim votat për dy kandidatët e saj pa na treguar fare emrat, neve, më pak se 30 orë para mesnatës së 5 marsit, na nxorëm emrin Glauk Konjufcës.

Dhe sërish pritëm, u refuzua takimi me mua. Dhe vetëm tre orë para mesnatës së pesë marsit nxorëm edhe emrin e Fatmire Mulhaxha Kollcaku. Unë besoj se me krerët e partive opozitare duhet të takohemi, dhe unë qysh sot do t’iu dërgoj ftesa për tu takuar në fillim të javës së ardhshme”, tha ai.

Ky paralajmërim i tij vjen ndonëse Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë ndonjë vendim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit