Kjo video ironike ku disa qen lehin dhe duken gati për t’u përleshur vetëm kur i ndan një portë, por qetësohen sapo porta hapet, duket se përshkruan mjaft mirë teatrin politik mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Sali Berisha. Teatër i shëmtuar dhe neveritës midis PS e PD.
Ashtu si në video, retorika politike e opozitës së përgjumur shpesh është e mbushur me kërcënime, paralajmërime, ngujime dhe premtime për përballje të mëdha, por kur vjen momenti i veprimit, tensioni shuhet dhe gjithçka përfundon pa përplasje. Thjesht PD sorollat popullin e shkretë.
Kjo u pa edhe në protestën e fundit të PD, e paralajmëruar si një përballje e fortë nëse Kuvendi do të rrëzonte kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Në vend të një përplasjeje, para parlamentit u mblodh vetëm një grusht militantësh që thjesht bënë zhurmë dhe asgjë tjetër.
Në fund, protesta që u paralajmërua si “më e madhja” dhe si një moment vendimtar kundër qeverisë së Edi Rama përfundoi brenda pak më shumë se një ore, ndërsa Sali Berisha u mjaftua me një fjalim të shkurtër përpara militantëve të cilët më pas i shpërndau më pas si dele.
Ashtu si në videon e qenve që lehin pas portës, edhe në këtë rast retorika e fortë politike u zbeh sapo erdhi momenti i përballjes reale. Por lindin disa pyetje: ku mbeti “protesta më e madhe në histori”? Ku mbeti “kryengritja dhe ngujimi që do rrëzonte qeverinë e Edi Ramës”? Pse PD leh gjithë javën dhe, sa vjen dita e përballjes, bën një hap pas?