Konfiskohen aparate të lojërave të fatit dhe mbyllet një lokal në Malishevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.03.2026, 14:58

Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, Jakup Gashi, ka bërë të ditur se inspektorët komunal kanë ndërmarrë veprime pas zbulimit të një lokali që po ushtronte veprimtari ilegale të lojërave të fatit.

Sipas tij, rasti u identifikua nga policia e Malishevës, e cila konstatoi se në lokal po përdoreshin aparate për lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin.Në bashkëpunim me policinë, Inspektorati i Malishevës ka njoftuar edhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) si dhe Doganën e Kosovës.

Gjatë aksionit janë konfiskuar pesë aparate të lojërave të fatit, ndërsa lokali është mbyllur nga Inspektorati komunal deri në procedurat e mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit