Heqja e fusnotës, Kurti: Pranvera po vjen më herët, fusnota u shkri si fjollë bore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.03.2026, 14:46

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr fusnotën krahas emrit të vendit tonë, e njohur si “Kosovo*”. Kurti tha se pranvera po vjen më herët, e fusnota po shkrihet si fjollë bore.

“Duket që sivjet panvera po vjen më herët dhe siç u tha atëbotë që fusnota do të shkrihet si një fjollë bore. Ndoshta është gabuar viti dhe qeveria, por kjo po ndodh. Natyrisht se kemi ende trashëgimi të keqe nga ajo kohë dhe nuk do të duhej të entuziazmoheshim tepër.

Kemi trashegimi po e ritheksoj që pengesat, sfidat dhe vështirësitë që i kanë pasur gjatë negociatave në Bruksel vijnë prej trashegimisë së mrapshtë, që na kanë lënë qeveritë pararëndëse. Ne po punojmë me shumë zell, e durim që ato të eliminohen. Në Bruksel është atmosefra pozitive që Kosova të bëjë hapa përpara. E dy hapat me të rëndëssishëm në vijim është pyetësori prej Komisionit Evropian dhe statusi i vendit kandidat”, tha Kurti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit