Rama pranon përplasjen me ndërkombëtarët për Belën: S’pranoj të më shohin nga lart poshtë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.03.2026, 13:42

Kryeministri Edi Rama, i rikthyer së fundmi në rolin e avokatit mbrojtës për Belinda Ballukun, komentoi vendimin për rrëzimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e saj, duke e cilësuar atë të paplotë dhe të paqëndrueshëm. Sipas Ramës, çdo përpjekje për ta lidhur këtë refuzim me motive politike apo pengesa në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së është “e shëmtuar”, ndërsa vetë e paraqiti vendimin e Kuvendit si të “deformuar” nga media dhe opozita. Ironia është se ndërkohë që refuzimi i kërkesës ka nxitur reagime ndërkombëtare, Rama e trajtoi gjithçka si një detyrë rutinë të përfaqësimit të Shqipërisë, duke paralajmëruar se “nuk pranon të shikohet nga lart poshtë” një frazë që tingëllon më shumë si mbrojtje personale sesa si standard institucional.

Rama pranoi përplasjet me partnerët ndërkombëtarë lidhur me mosheqjen e imunitetit të Ballukut, por u përpoq të qetësonte situatën duke theksuar se nuk kemi të bëjmë me një çështje korrupsioni të konfirmuar, por thjesht me një hetim në vazhdim. Megjithatë, ironia qëndron në faktin se vetë kryeministri bëhet avokat i të njërit prej individëve më të diskutuar në skenën politike, duke e paraqitur këtë si “kujdes për të ndjekur pistat e korrupsionit”, ndërsa qytetarët vazhdojnë të shohin dy standarde dhe mungesë transparence.

Gjatë konferencës, Rama u shfaq si një figurë që përpiqet të mbajë lart moralin institucional, duke shpjeguar se çdo debat me partnerët ndërkombëtarë ishte “konstruktiv” dhe pa tension, ndërkohë që skena reale tregon një nivel presioni dhe interesash politike që shumëkënd mund ta shohë si të padenjë për një qeverisje transparente. Në vend që të qartësohet çështja, deklaratat e tij duket se shërbejnë më shumë për të mbuluar imazhin e Ballukut dhe për të minimizuar reagimin ndërkombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit