Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.03.2026, 14:00

Një foshnjë rreth 2 muajshe është dërguar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçë. Sipas burimeve, foshnja dyshohet se ka pësuar përkeqësim të gjendjes për shkak të kequshqyerjes. Ajo ka lindur prematurë, rreth 7 muajshe, dhe fillimisht është trajtuar në spitalin e Korçë, më pas në Tiranë, nga ku kishte dalë në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas kthimit në banesë, foshnja ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore që kanë bërë të nevojshme rikthimin e saj në spital. Burimet bëjnë me dije se dyshohet që nëna të mos jetë kujdesur për ushqyerjen me gji të foshnjës, çka mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së saj.

Po ashtu, dyshohet se nëna mund të ketë probleme të shëndetit mendor, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse ajo ka shfaqur shenja përkeqësimi pas lindjes. Ndërkohë, policia ndodhet në ambientet e pediatrisë së spitalit në Korçë, ndërsa mjekët po bëjnë përpjekje maksimale për të stabilizuar dhe shpëtuar jetën e foshnjës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit