Me djalin në gjumë në makinë, ‘i forti’ i policisë e gjobit dhe i hedh telefonin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.03.2026, 13:42

Një qytetar ka denoncuar publikisht sjelljen e një polici nga Komisariati Nr. 3, duke e akuzuar për gjobë të pajustifikuar dhe përdorim të forcës gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas tij, ai ishte i ulur në timonin e automjetit të tij kur efektivi iu afrua dhe vendosi gjobë me arsyetimin se kishte bllokuar rrugën. Qytetari thekson se nuk ka lëvizur dhe ka qenë i pranishëm në vend, duke konsideruar vendosjen e gjobës të pabazuar dhe arbitrare.

Situata eskaloi më tej gjatë debatit, ku nga pamjet filmike polici përdor forcë duke i rrëzuar telefonin nga dora. Për më tepër, në procesverbal është shënuar se drejtuesi i mjetit nuk ishte prezent, një përshkrim që sipas qytetarit nuk korrespondon me realitetin.

Ky rast nuk është thjesht një incident individual. Ai ngre pyetje serioze për mënyrën se si disa efektivë të policisë ushtrojnë detyrën, duke abuzuar me pushtetin dhe duke vendosur gjoba në mënyrë të diskutueshme. Shumë qytetarë ankohen për arrogancë, presion dhe mungesë respekti ndaj qytetarëve nga disa efektivë në terren.

Në një kohë kur besimi te policia duhet të jetë i lartë, raste të tilla e dëmtojnë rëndë atë dhe nxisin ndjenja të padrejtësisë dhe frikës tek qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit