Shembet masivi shkëmbor në minierën e Spaçit, plagoset rëndë minatori

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.03.2026, 12:56

Një minator mbeti i plagosur pas një aksidenti gjatë turnit të natës në minierën e bakrit në Spaç. Edmond Gjikolaj, 48 vjeç, u dëmtua rëndë pas shkëputjes së një masivi shkëmbor, duke shkaktuar plagë serioze. Menjëherë pas incidentit, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu dhe Inspektoriati i Punës kanë nisur hetimet në terren për të verifikuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë teknike në galeritë e kompanisë “Tete Albania”. Autoritetet po shqyrtojnë mënyrën se si ka ndodhur aksidenti dhe masat e sigurisë që ishin aplikuar në vendin e punës.

Hetimi po mbikëqyret nga Prokuroria, e cila do të përcaktojë shkaqet e plota të ngjarjes dhe përgjegjësinë e mundshme të subjektit privat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit