Dizajneria Ester Nuriu ka komentuar stilin e veshjes së kryeministrit Edi Rama. Ajo u shpreh se, ndonëse shpesh nuk duken marka të njohura, veshjet e tij janë të kushtueshme dhe theksi vendoset më shumë tek cilësia sesa tek emrat e mëdhenj të modës. Sipas Nuriut, shumë nga markat që përdor Rama nuk janë “të bërtitura” dhe nuk njihen lehtësisht nga publiku i gjerë, por ato kanë cilësi të lartë dhe çmime të konsiderueshme. Ajo përmendi se edhe bluzat T-shirt me prerje më të gjera apo “oversize” që ai përdor shpesh janë pjesë e kësaj filozofie të veshjes.
“Mendoj që veshjet e Ramës janë të shtrenjta, janë të shtrenjta, ka shumë marka që nuk njihen, pra as emrin nuk ja themi në mënyrën ekzakte sepse nuk janë marka të ‘bërtitura’. Nëse flasim për T-shirt që janë pak më “oversize” apo të gjëra, e kanë luksin tek cilësia dhe kryeministri për këtë ka luftuar, mendoj unë me mënyrën e veshjes së tij, se si ai ka përdorur cilësinë, që nga kollaret, ato xhaketat pak më të ndryshme”, u shpreh Nuriu.