Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Lezhë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.03.2026, 09:33

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra në një aksident rrugor. Viktima është Kristjan Kola, nga fshati Tale, i cili ishte aksidentuar më 6 mars në aksin rrugor Rrilë–Shënkoll.

Sipas informacioneve, automjeti me të cilin po udhëtonte i riu fillimisht u përplas me një tjetër makinë. Pas përplasjes, mjeti doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi në anë të rrugës.

Si pasojë e dëmtimeve të rënda, 20-vjeçari u dërgua me urgjencë për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi për disa ditë në gjendje kritike. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit