Të shtëna me armë zjarri në Sarandë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.03.2026, 00:13

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur verifikimet.

Sipas informacionit paraprak, në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja. Dyshohet se të shtënat janë kryer rreth tri herë në ajër.

Autoritetet po vijojnë hetimet dhe pritet që të dalin detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit