Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.03.2026, 21:31

Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse i plotësojnë kriteret e nevojshme për natyralizim. Kjo është bërë e ditur në një studim të realizuar pas një kërkese të Këshillit Federal për të kuptuar arsyet e këtij fenomeni.

Sipas raportit, një numër i madh i banorëve të huaj që kanë jetuar për vite me radhë në vend dhe kanë të drejtë për shtetësi, nuk e ndërmarrin hapin për t’u bërë qytetarë zviceranë.

Rezultatet e studimit u diskutuan dje në Sekretariatin Shtetëror për Migracion (SEM), ku përfaqësues të autoriteteve kantonale dhe komunale përgjegjëse për procesin e natyralizimit analizuan dhe reflektuan së bashku mbi gjetjet e raportit.

Autoritetet synojnë që përmes këtyre diskutimeve të kuptojnë më mirë pengesat dhe arsyet pse shumë të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi, pavarësisht se i plotësojnë kushtet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit