Flakët përfshijnë pallatin në “Ali Dem”, një i moshuar ndërron jetë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.03.2026, 22:15

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në një pallat në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e parë të godinës në rrethana ende të paqarta. Zjarri është përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur ka mbushur ambientet e pallatit.

Si pasojë e ngjarjes tragjike, një i moshuar invalid ka humbur jetën. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia e shkaktuar nga tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikëses, të cilat kanë punuar për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës. Gjithashtu, në zonë janë dislokuar edhe ambulanca për të përballuar çdo emergjencë të mundshme.

Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të zjarrit dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit