Një histori prekëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku një qen shfaqet duke qëndruar pranë varrit të pronares të tij, duke mos u larguar nga vendi ku ajo është prehur përgjithmonë.
Në pamjet që janë bërë virale, qeni shihet si këlysh në krahët e një të moshuare. Më pas, ai shfaqet pranë një varri, duke qëndruar i shtrirë mbi dheun , sikur të ruajë kujtimin e njeriut që e ka rritur.
Sipas përshkrimeve që shoqërojnë videon në rrjete sociale, qeni vazhdon të kthehet shpesh në varr dhe të qëndrojë aty për orë të tëra. Për shumë njerëz, kjo është një dëshmi e fortë e lidhjes së veçantë që krijohet mes njeriut dhe kafshës.
Historia ka prekur zemrat e mijëra përdoruesve online, të cilët e kanë shpërndarë videon duke theksuar se besnikëria e qenve shpesh shkon përtej çdo kufiri.
“Edhe në heshtje, besnikëria mbetet”, shkruhet në përshkrimin e videos, një mesazh që përmbledh ndjenjën që ka përcjellë kjo histori prekëse.
Ndërkohë, shumë komentues kanë theksuar se kjo është një tjetër shembull që tregon se qentë nuk janë vetëm kafshë shtëpiake, por edhe miq të vërtetë të njeriut, të aftë të ruajnë kujtimin dhe dashurinë për pronarin e tyre edhe pas vdekjes.