“Për shkak të një borxhi u shkoi me…” – mësohen detaje të reja rreth arrestimit të Gjestit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.03.2026, 20:07

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur si Gjesti.

Këngëtari u ndalua një ditë më parë nën dyshimin për “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Për çka po dyshohet këngëtari?

E gjithë ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të studios “Onima”, e që shkak dyshohet të jetë mosmarrëveshja rreth një borxhi paraprak, ku këngëtari me armë në dorë ka shkuar në zyrat e studios dhe kërkoi të dëmtuarin E.Sh., duke iu drejtuar stafit me fjalët “ku o se kam me vra”.

Më tej, bëhet e ditur se meqenëse këngëtari nuk e gjeti në zyrat e studios të dëmtuarin, në shenjë revolte lidhur me mosmarrëveshjen për pagesat e borxhit, ia dëmton kompjuterët, tavolinat e xhamat e studios, duke shkaktuar dëm material tek i dëmtuari.

Ndërkaq, sipas burimeve, kur policia kishin shkuar në zyrat e “Onimas”, këngëtarin e gjetën me armë në dorë, e cila iu sekuestrua.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit