Sarandë: 62-vjeçari hyn i armatosur në shtëpinë e fqinjëve, i kërcënon pas konfliktit për tarracën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.03.2026, 19:21

Një incident i rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një 62-vjeçar dyshohet se ka hyrë i armatosur në banesën e fqinjëve të tij dhe i ka kërcënuar me armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit. Një shtetase ka njoftuar autoritetet se fqinji i saj, i identifikuar si Shefki Kaçupaj, kishte hyrë në banesën e saj me pistoletë dhe po kanoste atë dhe familjarët.

Nga verifikimet paraprake rezulton se konflikti mes fqinjëve kishte nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me përdorimin e një hapësire të përbashkët të pallatit, konkretisht të tarracës së ndërtesës ku ata banonin.

Pas ndërhyrjes së policisë, 62-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa arma e zjarrit që mbante me vete, një pistoletë me mulli, u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për vijimin e veprimeve të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit