Gjatë një deklarate të bërë së fundmi, udhëheqësi i ri i Iran, Mojtaba Khamenei, bëri thirrje për unitet mes popullsisë dhe pranoi vështirësitë e mëdha që iranianët kanë përjetuar. Ai theksoi se ruajtja e këtij uniteti është e mundur vetëm përmes bashkëpunimit dhe gjetjes së gjuhës së përbashkët.
Në fjalën e tij, Khamenei falënderoi “popullin e Iranit nga të gjitha shtresat e shoqërisë që qëndruan kundër armikut” dhe shprehu ngushëllime për ata që humbën të dashurit e tyre gjatë luftës, duke siguruar se dëmet do të kompensohen.
Udhëheqësi suprem lidh këto humbje me përvojën e tij personale, duke kujtuar se babai i tij, udhëheqësi suprem i mëparshëm, dhe pjesë të familjes së tij u vranë nga sulmet amerikano-izraelite. Ai deklaroi:
“Kjo është një dhimbje që e ndaj me njerëzit që kanë humbur të dashurit e tyre, sepse edhe unë kam humbur babanë tim dhe gruan time. Edhe motra ime humbi fëmijën e saj, si dhe bashkëshortin e saj që ra dëshmor. Por ajo që na ndihmon të përballojmë këto sprova është besimi në mëshirën e Zotit dhe të dish se durimi do të sjellë zgjidhje. Ju siguroj të gjithëve se nuk do ta anashkalojmë faktin se do të marrim hak për dëshmorët tanë. Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësin tonë suprem, por për çdo bashkëqytetar që është vrarë gjatë luftës së fundit.”