Dy vajza dhe një djalë marrin peng 28-vjeçarin, e dhunojnë dhe përdhunojnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.03.2026, 16:22

Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar fizikisht e seksualisht një 28-vjeçar.

Sipas specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, shtetasit Erion Lala, 30 vjeç, Elsa Sherifi, 24 vjeçe dhe Marslida Kita, 22 vjeçe, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë 28-vjeçarit dhe më pas e kanë dhunuar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Te Pamja” në kryeqytet. Sipas hetimeve paraprake, të rinjtë fillimisht e kanë rrahur dhe lidhur të riun, duke e dhunuar edhe seksualisht, e më pas e kanë futur në bagazhin e një automjeti.

Ka qenë ndërhyrja e një patrulle policie që ka ndaluar automjetin, ku gjatë kontrollit është gjetur 28-vjeçari i lidhur në bagazh.

Tre të dyshuarit janë vënë në pranga, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit