Tirana e dy ekstremeve: Mbeturinat hidhen në tokë, koshat në lumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.03.2026, 14:10

Banorët e Tiranës kanë shprehur shqetësimin e tyre për hedhjen e mbetjeve në lumin Lana, duke denoncuar mungesën e përgjegjshmërisë dhe menaxhimit të duhur të mbeturinave.

Sipas një denoncimi, punonjësit e bashkisë hedhin mbeturina në lumin Lana, ndërsa koshat që shërbejnë për këtë punë përfundojnë në lumë, pa e ditur askush arsyen apo shkakun.

Në një tjetër denoncim, një qytetar raporton gjendjen skandaloze në rrugën “Abedin Rexha”, pranë nënkalimit, ku edhe aty mbetjet përfundojnë direkt në lumë, duke ndotur ambientin.

Banorët kërkojnë që Bashkia e Tiranës të ndërhyjë për pastrimin e lumit dhe vendosjen e koshave në mënyrë të rregullt, për të parandaluar ndotjen e mëtejshme.

Shqetësimi i qytetarëve nënvizon nevojën për një menaxhim më të mirë të mbeturinave dhe përgjegjësi më të madhe për ambientin në kryeqytet.

Denoncimi 1:

Prsh JOQ rastet tek fusha aviacjonit skan te perfunduara ku pak me par kam derguar nje vidjo ku punojsit e bashkis flakjen mbeturinat ne lan teks kte her shifet qart kazani mbeturinave ne mes te lanes si dihet kush esht personi ne fjal qe e ka flak kazanin ne lan po dua te them se jemi njerz te pa pergjegjeshm

Denoncimi 2:

Rruga Abedin Rexha, te nënkalimi – një pamje shumë e keqe! Koshat e mbetjeve kanë përfunduar në Lumi Lana dhe mbetjet hidhen direkt në lumë. Pas gjithë atyre ditëve me shi, tani me diell “po freskohen” në lumë… por në fakt po ndotin ambientin dhe zonën ku jetojmë.

Koshat janë bërë kot, sepse mbetjet përfundojnë të gjitha në lumë. Kjo situatë duhet zgjidhur sa më shpejt! Apel për Bashkia Tiranë që të ndërhyjë për pastrim dhe vendosjen e koshave në mënyrë të rregullt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit