I dehuri ndez cigare dhe ngacmon vajzat në autobus

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.03.2026, 13:11

Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë shqetësuese që ka ndodhur në një nga autobusët e linjës Kombinat–Kinostudio në Tiranë.

Sipas saj, një burrë që kishte hipur në autobus në gjendje të dehur ka ndezur një cigare brenda mjetit dhe më pas ka filluar të ngacmojë vajzat që ndodheshin aty. Nga pamjet filmike që janë dërguar në redaksi, ai shihet teksa fërshëllen, flet me tone provokuese dhe bën veprime të papërshtatshme ndaj pasagjereve.

Qytetarja që ka bërë denoncimin shprehet se në autobus ndodheshin edhe shumë persona të tjerë, por askush nuk ka ndërhyrë për ta ndaluar burrin që të vazhdonte sjelljen e tij të turpshme.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek pasagjerët, ndërsa qytetarët kërkojnë më shumë kontroll dhe siguri në transportin urban për të shmangur situata të tilla pasi ky nuk është rasti i parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit