Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen shqetësuese në varrezat e Tufinës, ku mbeturinat janë bërë pjesë e rutinës së varrimeve.
Me ironi ai thotë se në fillim varrezat mbushen me plehra, më pas me zhavorr e dhe, dhe pastaj varrosen njerëzit, pasi kjo është kthyer në normalitet.
Sipas tij grumbullimi i plehrave pranë hapësirave të varrezave përbën rrezik për ndotjen e mjedisit, por jo vetëm kaq pasi mbeturinat mund të shkaktojnë përhapjen e erërave të pakëndshme dhe tërheqin insekte.
Ai dhe banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave, duke sugjeruar vendosjen e kosha mbeturinash, transport më të shpeshtë të mbeturinave dhe monitorim të rregullt të hapësirës.