Pas deklaratës së Trump, nis ulja e çmimit të naftës në Shqipëri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.03.2026, 09:55

Pas deklaratës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, se lirimi i rezervave të naftës nga 32 vende do të ndikojë në uljen e çmimeve në tregjet globale, në Shqipëri është shënuar një rënie e çmimit të karburantit. Gjatë ditës së sotme, çmimi i naftës në disa pika të pakicës në Tiranë është ulur me 5 lekë për litër.

Nga 198 lekë për litër që arriti një ditë më parë, sot nafta është tregtuar me rreth 193 lekë për litër. Sipas vëzhgimeve në terren, ulja është reflektuar në disa pika karburanti në kryeqytet, përfshirë ato në zonën e Bërrylit, Xhamllëkut dhe te Pazari i Ri.

Shoqata e Hidrokarbureve bëri të ditur se rënia e çmimit në tregun vendas lidhet me ndryshimet e çmimeve në bursat ndërkombëtare të naftës. Megjithatë, pavarësisht uljes së sotme, çmimi i naftës mbetet ende rreth 18 lekë për litër më i lartë krahasuar me periudhën para nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, kur nafta tregtohej rreth 175 lekë për litër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit