Ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari i akuzuar për shpërthim me eksploziv në Bulqizë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.03.2026, 09:32

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, pasi akuzohet për shkatërrimin me lëndë plasëse të një automjeti në Bulqizë. Policia njoftoi se, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted” dhe bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, u finalizua ekstradimi i shtetasit Robert Isaku.

Sipas autoriteteve, Isaku ishte në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.

Nga hetimet rezulton se mbrëmjen e 29 qershorit 2018, 48-vjeçari dyshohet se vendosi dhe shpërtheu lëndë plasëse në një automjet tip “Audi”, në pronësi të shtetasit F.T. dhe në përdorim të shtetasit T.T., pronar i një lavazhi në Bulqizë, ku ndodhi edhe shpërthimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit