Për çdo ditë plasin ujërat në Shkozë, por UKT nuk vepron!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.03.2026, 09:05

Banorët e zonës së Shkozës denoncojnë një problem të vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në rrugë, i cili sipas tyre përsëritet prej kohësh dhe u vështirëson përditshmërinë. Ata tregojnë se çdo mëngjes, teksa nisen për në punë, përballen me të njëjtën situatë: uji ka shpërthyer në rrugë dhe është përhapur në gjithë zonën, duke e bërë kalimin të vështirë për këmbësorët dhe automjetet.

Sipas tyre, edhe pse herë pas here bëhen ndërhyrje, problemi rikthehet sërish dhe uji vazhdon të rrjedhë deri poshtë te stacioni i autobusit, duke krijuar vështirësi për qytetarët që presin transportin urban. Banorët kërkojnë që UKT të ndërhyjë me një zgjidhje përfundimtare, në mënyrë që situata të mos përsëritet çdo ditë.

Denoncim:

Përshëndetje JOQ! Çdo ditë zgjohemi herët për të shkuar në punë dhe përballemi me të njëjtin problem në Shkozë. Uji ka shpërthyer në rrugë dhe është përhapur kudo, duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin. Edhe pse vijnë dhe bëjnë ndërhyrje, problemi përsëritet vazhdimisht dhe situata mbetet e njëjtë. Uji vazhdon të rrjedhë deri poshtë te stacioni i autobusit, duke krijuar vështirësi për këmbësorët dhe për këdo që pret autobusin. Është e papranueshme që banorët dhe njerëzit që kalojnë çdo ditë aty të përballen me këtë gjendje pa u dhënë një zgjidhje përfundimtare. Ju lutem publikojeni këtë problem që të merret njëherë e mirë masa dhe të mos vazhdojmë çdo ditë me të njëjtën histori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit