“Herën tjetër do të vras”, shqiptari arrestohet në Spanjë pasi kërcënoi dhe dhunoi oficerët e policisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.03.2026, 01:36

Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Valencia të Spanjës pasi sulmoi fizikisht dy efektivë policie dhe më pas i kërcënoi se do të vriste një prej tyre sapo të lirohej.

Sipas mediave spanjolle, incidenti ndodhi të hënën rreth orës 13:30 në rrugën María Cristina, pranë sheshit të Bashkisë së Valencias, ku ishte mbledhur një numër i madh qytetarësh për të ndjekur një festë tradicionale lokale.

Policia u afrua për ta identifikuar të riun pasi ai ishte shtrirë në mes të trotuarit, duke penguar kalimin e këmbësorëve. Por sapo agjentët iu afruan, ai reagoi në mënyrë agresive, duke marrë madje edhe pozicion boksieri.

24-vjeçari goditi me grusht një oficer policie dhe një agjent tjetër të policisë lokale, duke u shkaktuar edhe dëme në syze gjatë përplasjes. Për ta neutralizuar, u desh ndërhyrja e disa efektivëve të tjerë.

Edhe pas ndalimit, i riu vazhdoi të ishte shumë i irrituar dhe kërcënoi policët duke thënë: “Herën tjetër do të vras një polic me thikë, jam i lodhur nga bezdisjet e tyre.”

Për shkak të gjendjes së tij, gjykata urdhëroi që ai të ekzaminohej nga një mjek ligjor përpara se të merrej në pyetje. Pas vlerësimit psikiatrik emergjent, specialistët konstatuan shenja të mundshme të një çrregullimi bipolar në gjendje dekompensimi, si dhe probleme që ndikojnë në arsyetimin dhe sjelljen e tij.

Për këtë arsye, me vendim të gjykatës, 24-vjeçari është shtruar në njësinë psikiatrike të një spitali në Valencia, ku do të qëndrojë nën mbikëqyrje mjekësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit