Gys shina drejtor i Hekurudhës Shqiptare, 300,000€ në muaj për rrogat e punonjësve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.03.2026, 11:00

Ndërkohë që bota po eksperimenton me trena supersonikë shpejtësi që thyejnë shpejtësinë e zërit, Shqipëria ka arritur një rekord akoma më mbresëlënës me në krye drejtor Gys shinën.

Sipas të dhënave të fundit nga "Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit", institucioni që drejtohet nga Ergys Verdho, Hekurudha Shqiptare vazhdon të jetë një "vrimë e zezë" financiare ku paratë e taksapaguesve zhduken me shpejtësinë e një treni ekspres. Faktet që të bëjnë të qeshësh (ose të qash) janë se "bileta" e fundit e shpenzimeve që na ka "prerë" ky institucion është plot 31,000,000 Lekë të reja (ose rreth 300 mijë euro) vetëm për një seri rrogash dhe subvencionesh.

Janë rreth 650 punonjës që çdo mëngjes zgjohen me detyrën e vështirë të mirëmbajtjes së... shinave të trenave inekziszentë.

Pyetja e Ditës: Nëse 650 punonjës paguhen për një shërbim që nuk ekziston, a quhen ata punonjës hekurudhe apo "roje vullnetare të ferrave mbi shina"?

Nën udhëheqjen e Gys shinës, Hekurudha Shqiptare po dëshmon se stacionet nuk shërbejnë për të hipur në tren, por si pika strategjike për të shpërndarë buxhetin e shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit