Në Xhyherinë të Vlorës po digjen goma, tym i zi mbulon zonën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.03.2026, 16:46

Një situatë shqetësuese është raportuar në fshatin Xhyherinë në Vlorë, ku sipas banorëve po digjen goma, duke shkaktuar ndotje të madhe në ajër.

Nga pamjet e dërguara në redaksi shihet një sasi e madhe tymi të zi që ngrihet në qiell, ndërsa zona është mbuluar nga re të dendura tymi. Banorët shprehen se era e rëndë dhe tymi i zi po e bëjnë të vështirë qëndrimin jashtë, duke ngritur shqetësime serioze për ndotjen e mjedisit dhe rrezikun për shëndetin.

Djegia e gomave konsiderohet një nga format më të rrezikshme të ndotjes, pasi gjatë djegies çlirohen substanca të dëmshme dhe toksike që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për të ndalur këtë praktikë dhe për të identifikuar personat përgjegjës, në mënyrë që situata të mos përsëritet. Ata theksojnë se ndotja nga djegia e gomave është kthyer në një problem serioz që kërkon reagim të menjëhershëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit