Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.03.2026, 16:41

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria Themelore në Prizren, sot me datë 11.03.2026 ka organizuar një operacion policor për arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me veprën penale ‘Fajde’ nga neni 331 i KPK-së.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, si dhe në emër të kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit, kanë kërkuar nga viktima marrjen e shtëpisë dhe dy lokaleve të tij në Prizren, vlera e te cilave është rreth 1 milion euro.

“Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë përpjekjes se tyre për ta detyruar viktimën në rregullimin e dokumentacionit për bartjen e pronësisë së shtëpisë dhe dy lokaleve pronë e viktimës”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me urdhëresë nga gjykata është kontrolluar vendbanimi i dy të dyshuarve, me ç ’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj te dyshuarve.

“Ndaj dy të dyshuarve E.K., dhe A.K., Prokurori i Shtetit – PTH-Prizren ka lëshuar aktvendim për ndalim”, thuhet në njoftim.

youtube.com/watch?v=pDu_maoxVqI&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fveriu.info%2F&source_ve_path=MjM4NTE

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit