Goditet grupi i të fortëve në Prizren, i njohur si “Kaqinart”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.03.2026, 16:01

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kryeziu ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit.

Cak i këtij operacioni dyshohet të ketë qenë një grup i njohur në këtë qytet. Aksioni lidhet me personat që në opinion njihen si grupi i “Kaqinarëve”.

Sipas këtyre burimeve, prokurori Kryeziu dhe njësia speciale e policisë kanë ndërmarrë veprime operative ndaj disa personave që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi.

Operacioni është zhvilluar në disa lokacione në Prizren, ndërsa mësohet se gjatë aksionit janë kryer kontrolle dhe verifikime ndaj disa personave. Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me aksionin. Burimet theksojnë se grupi në fjalë në opinion njihet si një ndër grupet më të përfolura në qytetin e Prizrenit për aktivitete të fajdeve .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit