“I forti i shtetit”, Hyundai pus i zi tenton me çdo kusht t’i shpëtojë trafikut

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.03.2026, 15:34

Trafiku i rënduar në rrugët e vendit duket se po i shtyn gjithnjë e më shumë shoferët drejt veprimeve të rrezikshme, në përpjekje për të fituar vetëm disa minuta kohë. Gara për të kaluar përpara dhe për t’i shpëtuar kolonave të gjata të automjeteve është kthyer në një “luftë mbijetese” në rrugë, ku rregullat shpeshherë harrohen.

Në shumë raste shihen drejtues mjetesh që kryejnë parakalime të gabuara, futen mes makinave apo bëjnë manovra të rrezikshme, duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Një rast i tillë është raportuar së fundmi edhe në redaksinë tonë, ku sipas pamjeve të dërguara shihet një automjet tip “Hyundai” që kryen manovra të rrezikshme në trafik, në përpjekje për të kaluar më shpejt.

Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është fakti se drejtuesi i këtij mjeti dyshohet të jetë një punonjës i shtetit, i cili në automjet kishte vendosur edhe një fenelinë, duke e përdorur atë për të hapur rrugë në trafik.

Raste të tilla ngrejnë pikëpyetje mbi përdorimin e pajisjeve të emergjencës dhe përgjegjësinë e atyre që duhet të jenë shembull në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ. Po kta te fortit e shtetit qe marrin hyundai me xhama te zi vejn e naj fenelin ne xham edhe nuk mund te ecin ne rrug si gjith te tjeret por do futen parakalim keq jasht rruge. A mos duhen gjobit edhe kto si gjith te tjeret?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit