6 vite në kurbet, babai e ngre djalin në krah si fëmijëri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.03.2026, 15:51

Pas gjashtë vitesh emigrim larg familjes, një djalë vendos t’i bëjë prindërve surprizën më të bukur, të kthehet në shtëpi. Në videon prekëse, ai shfaqet te porta e oborrit, ndërsa babai dhe nëna me mall dhe emocion i hidhen në krah dhe përqafojnë birin e tyre! Emocioni shpërthen menjëherë.

Kulmi i emocioneve vjen pak sekonda më pas, kur babai, i mbushur me mall, e merr djalin në krahë ashtu siç e mbante kur ishte i vogël. Edhe pse djali tashmë është i rritur, babai e ngre me forcë dhe e shtrëngon fort, sikur të donte të rikthente vitet e humbura. Nëna i afrohet me lot në sy dhe i përqafon të dy, ndërsa familjarët që ndodhen pranë mbeten të prekur nga skena e rrallë.

Ndërsa hyjnë në oborr dhe më pas në verandën e shtëpisë, emocionet vazhdojnë. Gjyshja kërcen nga gëzimi dhe të afërm të tjerë afrohen një nga një për ta përqafuar djalin që është kthyer pas shumë vitesh. Përqafime të gjata, lot gëzimi dhe buzëqeshje mbushin oborrin e shtëpisë, duke e kthyer këtë moment në një nga ato rikthime që tregojnë sa i madh është malli për emigrantin dhe sa e fortë mbetet lidhja me familjen pavarësisht sa dete dhe oqeane na ndajnë. ❤

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit