Xhaja s’pyet për rrezik, kalon mes për mes autostradës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.03.2026, 14:34

Një situatë shqetësuese është raportuar pranë redaksisë sonë nga zona e Unazës së Madhe në Tiranë, ku një veprim i rrezikshëm ka vënë në rrezik jo vetëm jetën e një qytetari, por edhe të drejtuesve të mjeteve që qarkullonin në rrugë.

Sipas pamjeve filmike të dërguara në redaksi, shihet një i moshuar i cili futet mes për mes autostradës për të kaluar në anën tjetër të rrugës, në një segment ku qarkullimi i automjeteve është i dendur dhe shpejtësia e lëvizjes së mjeteve është e lartë.

Një veprim i tillë përbën rrezik serioz për jetën e këmbësorit, por njëkohësisht krijon edhe situata të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve, të cilët mund të përfshihen në aksidente të rënda teksa përpiqen të shmangin përplasjen.

Raste të tilla janë shpesh burim aksidentesh në rrugët kryesore të vendit. Përveç rrezikut për jetën, një përplasje e mundshme mund të ketë pasoja të rënda edhe për shoferët, të cilët në shumë raste përballen me procedura ligjore apo edhe ndëshkime penale pas ngjarjeve fatale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit