Kamionçina s’pyet për rregulla: Parakalon autobusin në rrugën Tiranë-Vorë dhe u del para makinave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.03.2026, 14:02

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një fenomen të përsëritur dhe të rrezikshëm në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pranë QTU.

Ai ka treguar se si një kamionçinë ka parakaluar autobusin dhe i ka dalë papritur përpara makinës së tij, duke krijuar një situatë të rrezikshme që mund të kishte pasoja serioze për të dhe jo vetëm.

Në video mund shihet qartë se parakalimi i kamionçinës bëhet në mënyrë të papërgjegjshme, duke mos respektuar distancën e sigurisë dhe duke rrezikuar të tjerët në trafik.

Qytetari thekson se këtë lloj sjelljeje e has çdo ditë në rrugët tona dhe kërkon që autoritetet të ndërhyjnë për të parandaluar aksidente të mundshme.

Ky denoncim vjen si një kujtesë se respektimi i rregullave të qarkullimit është jetik për sigurinë e të gjithëve dhe se ndërhyrja e autoriteteve është e nevojshme për të parandaluar aksidente të rrezikshme.

Denoncimi i qytetarit:

Miremengjes si jeni. A mund tju derg nje video e ndodhur sot ne mengjes ne rrugen dytesore Tirane-Vore afer QTU.Sesi parakalojne dhe desh na ben copa.Sesi ne rruget tona rrezikohet jeta cdo dite.

Ju lutem te merren masa per kete te padurur qe mund ti rrezikojne jeten tjetrit. Faleminderit ju sepse nepermjet jush te ven mend e te reflektojne keta te papergjegjshem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit