Hyrja e Pediatrisë në QSUT si stan me mbeturina dhe bishta cigaresh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.03.2026, 13:26

Një qytetar ka denoncuar gjendjen e rënduar në hyrje të repartit të Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ai ka treguar me pamje se si zona përpara hyrjes është e mbushur me bishta cigaresh dhe papastërti, duke krijuar një pamje të papërshtatshme për një ambient spitalor ku trajtohen fëmijë.

Në denoncimin e tij, qytetari shprehet se situata është shqetësuese, pasi prindërit dhe fëmijët që frekuentojnë çdo ditë repartin përballen me një mjedis të ndotur dhe jo të denjë për një institucion shëndetësor.

Ai kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave përreth spitalit, si dhe respektimin e rregullave që ndalojnë pirjen e duhanit në ambientet e institucioneve shëndetësore.

Qytetari apelon që të merren masa sa më shpejt, në mënyrë që hyrja e Pediatrisë të jetë e pastër dhe e sigurt për fëmijët dhe familjarët që i drejtohen çdo ditë këtij shërbimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit