Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.03.2026, 12:47

Një avion transporti i kompanisë izraelite Challenge Airlines IL fluturoi më 5 mars nga Tel AvivBeograd dhe u kthye sërish në Izrael, sipas të dhënave të analizuara nga Radio Evropa e Lirë përmes faqeve të ndjekjes së fluturimeve. Avioni është i specializuar për transport të ngarkesave të rënda dhe potencialisht të rrezikshme, përfshirë armë, por nuk dihet se çfarë është transportuar pasi institucionet përkatëse nuk kanë dhënë sqarime.

Sipas hulumtimit, gjatë shkurtit dhe fillimit të marsit dy avionë të kësaj kompanie kanë kryer të paktën nëntë fluturime mes Serbisë dhe Izraelit. Disa prej tyre ndodhën pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit. Autoritetet serbe dhe kompania ajrore nuk iu përgjigjën pyetjeve për natyrën e ngarkesës apo për atë se kush i ka porositur këto fluturime.

Megjithëse Serbia kishte pezulluar eksportin e armëve në vitin 2025 me udhëzim të presidentit Aleksandar Vučić, punonjës të industrisë së armëve thonë se eksportet janë rifilluar në shkurt 2026. Megjithatë, shteti serb nuk publikon detaje se çfarë armësh eksporton, kujt dhe në çfarë sasie, ndërsa të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2025 eksportet e armëve dhe municioneve nga Serbia arritën rreth 50 milionë dollarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit