Sot mbyllen aplikimet për drejtorin e Policisë së Shtetit, emrat e kandidatëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.03.2026, 11:46

Sot është afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Deri më tani kanë paraqitur kandidaturën dy drejtues policie, Elidon Çela, aktualisht drejtor i Policisë së Vlorës, dhe Pëllumb Seferi, drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë pritet që në orët në vijim të dorëzojnë aplikimet edhe disa emra të tjerë, Alfred Çepe, Aranit Arapi, Gentjan Shehaj, Idajet Faska, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi. Mes tyre drejtori i Policisë së Fierit Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së Durrësit Afrim Tafa, drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj.

Sipas procedurës ligjore, pas mbylljes së afatit të aplikimeve, Ministria e Brendshme do të publikojë në faqen zyrtare listën e kandidatëve. Më pas, brenda 10 ditëve, një komision i posaçëm me tre anëtarë, i kryesuar nga një zëvendësministër i Brendshëm dhe me pjesëmarrjen e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë dhe kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, do të bëjë vlerësimin e kandidatëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit